|||院|| Radio BestLive |||院||
  Ramazani
 
             



                        Muaji i Ramazanit 
                                                                                         28 08 2008
 

Kur´an dhe SunnetFalënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut [Xhele Shanuhu], i Cili na begatoi me këtë fe, dhe na bëri të mundshme ta presim muajin e ramazanit, dhe t’i përgjigjemi thirrjes së Tij për t’a agjëruar këtë muaj, ku Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:

" O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm."
[el-Bekare, 183]

Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin [SalAllahu Alejhi ve Selem], familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.

Me të vërtetë që Allahu [Xhele Shanuhu] e ka begatuar këtë popull me muajin e ramazanit, muaj në të cilin ka zbritur Kur'ani, ku Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:

" Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)."
[el-Bekare, 185]

Është muaj i agjërimit, i faljes së namazit, muaj i begatshëm. Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] i përgëzonte shokët e tij para se të vinte ky muaj duke ju thënë në hadithin që e transmeton ebu Hurejra [RadijAllahu Anhu]:

"Ju erdh muaji i Ramazanit, muaj i bekuar. Allahu ua obligoi juve agjërimin e këtij muaji. Në atë muaj, hapen dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e Xhehennemit dhe lidhen djajtë (shejtanët). Në të ështe një natë që e ka vlerën e më shumë se një mijë muaj."
[Ahmedi, Nesaiu, Albani ka thënë për këtë hadith se është sahih]

Poashtu transmetohet nga ibn Hibbane, ibn Maxheh dhe Bejhakiu, për të cilin shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, nga ebu Hurejra, se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

"Çdo natë (prej netëve të ramazanit) thërret një thirrës: " O ti, i cili dëshiron punë të hajrit, prano (këto shpërblime që ti ka dhuruar Allahu në këtë muaj), dhe o ti, i cili dëshiron punë të këqija, pakësoj ato."

O vëlla i dashur, falëndero Allahun [Xhele Shanuhu] që të ka bërë nga ky Ummet (popull), e që ta ka mundësuar që ta presësh këtë muaj të bekuar.

Ndëgjo se ç'ka thotë pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] në një hadith që e transmeton Buhariu dhe Muslimi, nga hadithi i Ebu Hurejrës [RadijAllahu Anhu], se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

"Ai i cili e agjëron muajin e ramazanit me besim te plotë, dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut (dhe askujt tjetër), do t'i falen atij mëkatet e kaluara."

Poashtu në një transmetim tjetër që e transmeton Buhariu dhe Muslimi, nga hadithi i Ebu Hurejrës [RadijAllahu Anhu], se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

"Ai i cili e falë namazin në muajin e ramazanit me besim të plotë, dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut (dhe askujt tjetër), do t'i falen atij mëkatet e kaluara."

Gjithashtu, transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga hadithi i Ebu Hurejrës [RadijAllahu Anhu], se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

" Ka thënë Allahu [Xhele Shanuhu]: " Me të vërtetë se çdo punë e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit. Me të vërtetë, ai (agjërimi) është për Mua dhe Unë do të shpërblej për të."

Dije vëlla se, Allahu [Xhele Shanuhu] ka përgaditur shumë shpërblime për agjëruesin, saqë edhe era e agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut (parfumit), siç transmeton Buhariu dhe Muslimi, nga hadithi i Ebu Hurejrës [RadijAllahu Anhu], se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

" Me të vërtetë era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se sa era e miskut (parfumit)"

Gjithashtu tranmsetohet se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

" Në Xhennet është një derë e cila quhet Rejjan, e cila në Ditën e Gjykimit do të thërret: " Ku janë agjëruesit???" dhe çdo kush i cili ka agjëruar do të hyjë nga kjo derë. Dhe ai i cili hynë nëpër këtë derë, nuk do te etet asnjëherë."
[Buhariu dhe Muslimi]

Pra vëllezër, shfrytëzojeni këtë muaj me lexim të Kur'anit dhe falje të namazit, dhe dije o vëlla se Kur'ani dhe agjërimi do të ndërmjetësojnë për ty në Ditën e Gjykimit, në atë ditë kur nuk mund të të sjellë dobi as pasuria e as fëmija.

Nga Abdullah ibn Amri [RadijAllahu Anhu] transmetohet se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

"Agjërimi dhe Kur'ani do të ndërmjetësojnë për robërit (e Allahut) në Ditën e Gjykimit. Do të thotë agjërimi: " O Allah, e ndalova atë nga ushqimi dhe epshet, pra mundësoma që të ndërmjetësoj për të". Dhe thotë Kur'ani: " E ndalova atë nga gjumi i natës, pra mundësoma që të ndërmjetësoj për të." " Thotë Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]: " Dhe do t'ju mundësohet atyre që të ndërmjetësojnë."
[Ahmedi me sendet të vërtetë]

Pra vëlla, a je ti prej atyre, për të cilët do të ndërmjetësojë agjërimi dhe Kur'ani për ty?! Apo je prej atyre që tërë natën e kalojnë nëpër kafene duke luajtur letra, dhe tërë ditën duke fjetur?! Dije o vëlla se, vAllahi, ky muaj nuk është muaj i dominove dhe muaj i letrave dhe i qëndrimeve nepër kafene, apo percjellje e serialeve të ndryshme. Vëlla dhe motër, ky ështe muaj i agjërimit, muaj i Kur'anit,.muaj i namazit, pra vëlla, shpeshtoje namazin në këtë muaj, pendohu tek Allahu [Xhele Shanuhu] për mëkatet që i ke bërë, se vAllahi, askush nuk të garanton se do ta përfundosh këtë muaj. Sa e sa njerëz, të cilët e kanë pritur ramazanin e kaluar, kanë vdekur dhe nuk e presin këtë muaj në këtë vit.

Pra vëlla, shfrytëzo këtë muaj me namaz, Kur'an, dhikër (përkujtim të Allahut), pendohu tek Allahu [Xhele Shanuhu] për veprat që i ke bërë deri më tani, insha Allah, Allahu na i falë mëkatet tona dhe të të gjithë muslimanëve.

Së fundi, e lusim Allahun [Xhele Shanuhu] të na mundësoj që ta kalojmë këtë muaj në ibadete, duke e agjëruar këtë muaj, duke shpeshtuar namazin, dhikrin dhe pendimin. Amin

Allahu na e pranoftë namazin tonë, agjërimin tonë pendimin tonë dhe të gjitha ibadetet. Amin


 


                    

 
  ©Copyright 2008 - BestLive® - Webmaster and Designer BY: XiXa®  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden